Showbiz

Jeni në një miqësi toksike? Psikologia zbulon 5 shenja

Shkruar nga Liberale
Jeni në një miqësi toksike? Psikologia zbulon 5 shenja

Psikologia Dr. Lalitaa Suglani ka zbuluar pesë shenja që tregojnë se, ju mund të jeni në një marrëdhënie shoqërore toksike.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se, "ndoshta është koha për të vlerësuar dhe analizuar miqësinë".

"Përpara se të merrni një vendim, është e rëndësishme të mos i diagnostikoni ato si "toksike", por të shihni nëse mund ta përmirësoni marrëdhënien", thotë Dr. Suglani.

Ajo vuri në dukje se është e ndërgjegjshme për përdorimin e termit 'toksik', ose diagnostikimin e njerëzve me të.

"Miqtë duhet t'ju bëjnë të ndiheni mirë, të fuqizuar dhe të ngritur", ka thënë ajo.

5 shenjat:

1. Shoku juaj iu telefonon vetëm kur dëshiron diçka dhe gjithmonë ka një lloj drame.

2. Përulja dhe tallja me ju para të tjerëve dhe përjashtimi nga gjërat me miqtë e përbashkët.

3. Të qenit të palumtur për ju kur ndodhin gjëra të mira dhe thashethemet me të tjerët për ju.

4. Ajo gjithashtu vuri në dukje, se miqtë toksikë mund t'i përdorin sekretet tuaja kundër jush dhe t'i ndajnë ato me të tjerët.

5. Një shenjë e një shoku toksik mund të jetë se miqësia ka të bëjë më shumë me ta dhe problemet e tyre. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH