Analizë

A jemi gati për manovrat e fundit të Putin?

Shkruar nga Liberale
A jemi gati për manovrat e fundit të Putin?

James Forsyth

Çfarë vjen pas murtajës?’ ‘Luftë’, u përgjigj një historian. Ditët e fundit, kjo situatë është bërë shqetësuese edhe paralajmëruese: 120,000 trupa ruse janë vendosur në kufi me Ukrainën, Kina po rrit aktivitetin ushtarak përtej ngushticës së Tajvanit dhe Irani i është përgjigjur sabotimit të suksesshëm të Izraelit duke deklaruar se do të rrisë prodhimin e uraniumit për t’iu afruar nivelit të kërkuar për prodhimin e një bombë bërthamore.

Perëndimi – dhe posaçërisht Presidenti i ri i SHBA është në provë. Ata që duan t’i japin fund sistemit të bazuar në rregullat e drejtuara nga perëndimi po bëjnë presion për të dalë nga kjo situatë.

Burimet e politikës së jashtme britanike kanë hedhur poshtë idenë se Rusia dhe Kina po koordinojnë veprimet e tyre, por nuk është e sigurt nëse të dy vendet po përfitojnë nga fakti se ekzistojnë dy sfida në Europë dhe Azi.

Planet e Perëndimit për një “prirje” të udhëhequr nga SHBA në Indo-Paqësor priten të jenë të ndërlikuara ndërsa Rusia vazhdon të kërcënojë Europën; diçka që administrata e Joe Biden e ka pranuar me anulimin e vendimit të Donald Trump për të tërhequr rreth 12,000 trupa nga Gjermania.

Moska dhe Pekini e dinë se mund të veprojnë atëherë kur Perëndimi të shpërqendrohet nga veprimet e një vendi. Nëse Kina do të përpiqej të kishte në kontroll Tajvanin, Rusia me siguri do ta shfrytëzonte rastin për të marshuar në Ukrainën Lindore.

“Kushdo që kërcënon interesat themelore të sigurisë sonë do të pendohet si asnjëherë në jetë”, paralajmëroi Vladimir Putin në fjalimin e tij vjetor në Asamblenë Federale. Ai tha se Rusia do t’i përgjigjej çdo shteti që tejkalonte ‘vijat e kuqe’ .

Kjo ishte një përpjekje për t’i thënë Perëndimit të tërhiqej në një kohë kur kontrolli i tij në vend po sfidohet nga protestat pro-opozitës. Putin e ka shfrytëzuar pandeminë për të vënë në zbatim interesat e tij me diplomacinë e vaksinave.

Muajin e kaluar, në një video-telefonatë me Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, ai diskutoi përdorimin e mundshëm të vaksinës Sputnik në Europë. Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, e ka bërë të qartë se nëse miratohet nga Agjencia Europiane e Barnave ai do të blejë doza për Gjermaninë edhe nëse Komisioni Europian nuk pranon ta bëjë këtë.

Autoritetet sllovake të shëndetësisë deklaruan në fillim të këtij muaji se dozat e Sputnik që kishte marrë vendi nuk ishin të njëjta me ato që EMA po shqyrtonte ose që me ato që ishin përshkruar në Lancet .

Populli rus gjithashtu duket i dyshimtë për vaksinën. Se të gjitha dozat e vaksinës ruse nuk janë të njëjtat , nuk është për t’u habitur. Merrni shembull, trajtimin e Alexei Navalny, kundërshtarit Putin të cilin Moska u përpoq dhe nuk arriti ta vriste dhe i cili tani është në burg.

Veprimet e Rusisë jashtë po bëhen gjithashtu më të qarta. Republika Çeke dëboi diplomatët rusë këtë javë pasi inteligjenca ruse, e akuzuar për helmimin e një çifti në Salisbury në 2018, ishte gjithashtu përgjegjëse për shpërthimet në vitin 2014.

Javën e kaluar, SHBA dhe Britania fajësuan Rusinë për sulme kibernetike.

Atëherë, si mund të parandalojmë agresionin rus? Ndëshkimet e vendosura deri më tani në Moskë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar qasjen e Putin. Është e trishtë që përpjekja e Pragës për të dëbuar diplomatët rusë nuk ka nxitur një veprim të njëjtë nga BE.

Sanksionet e Rusisë të vendosura nga administrata e Biden javën e kaluar kishin për qëllim të tregonin se SHBA është e gatshme të ndalojë Moskën nga huazimi i parave në tregjet ndërkombëtare. Kjo do të vendoste një bllokazh të rëndësishëm financiar mbi regjimin e Putin.

Pikëpamja e Whitehall është se tani Europa ka një dëshirë për t’iu përgjigjur çdo mini-pushtimi rus të Ukrainës me sanksione serioze ekonomike.

Boris Johnson ka pranuar se besimi i tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë ishte një gabim. Që nga helmimet në Salisbury, politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë ka qenë një përpjekje për të ekspozuar aktivitetet e Moskës.

Mënyra më efektive për të penguar Putinin është ta ketë të qartë atij se detajet e pasurisë së tij të madhe personale do të bëhen publike në rast të ndonjë shkelje. Sipas një sondazhi, më shumë se një e katërta e rusëve kanë parë një video Navalny e cila tregonte pallatin e tij në Detin e Zi.

Përkundër gjithçkaje që dimë për regjimin rus dhe për të tronditur administratën e Biden, qeveria gjermane nuk ka hequr dorë nga projekti i Nord Stream 2, një tubacion që do të sillte gazin rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën dhe Poloninë.

Armin Laschet, kandidati i CDU, kandidat për Kancelar, ka thënë se çështja e Navalny nuk është arsye për të anuluar projektin. Për ironi të fatit, shansi më i mirë për anulimin e projektit do të ishte nëse të Gjelbrit do të merrnin në dorë pushtetin- që nuk është dhe aq e pamundur duke marrë parasysh sondazhet aktuale.

Shumë pak do të kishin besuar se në vitet 1980 se një fitore e partisë së gjelbër një ditë mund të hiqte një peshë të madhe në mosmarrëveshjet e shumta në marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Situata në Ukrainë po kërcënon të kthehet në krizën e parë europiane të sigurisë që kur Britania u largua zyrtarisht nga BE. Përfshirja e Britanisë tregon që angazhimi i saj për sigurinë e kontinentit nuk ka ndryshuar nga largimi i saj nga blloku.

Por tregon që pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë është aq afër me atë të administratës së Biden. Brexit ka përforcuar marrëdhënien e SHBA-së me politikën e jashtme britanike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH