Aktualitet

A i trembet shkarkimit nga Berisha? Basha: Nuk ka kthim pas!

Shkruar nga Liberale
A i trembet shkarkimit nga Berisha? Basha: Nuk ka kthim pas!

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot para mediave nga selia blu pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të Sali Berishës, se “aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm”.

I pyetur mbi deklaratat e deputetit Berisha i cili tha që “Basha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet”, kryedemokrati u përgjigj:

“Ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”.

Si  përgjigjeni akuzave që bën Berisha, se ju nuk e sillni dot PD në pushtet?

Basha: Nuk kam asgjë për ti shtuar asaj që kam deklaruar sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë e shqiptarëve e për këtë arsye ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim

I trembeni një shkarkimi të mundshëm?

Basha: Nuk ka kthim pa

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH