Aktualitet

A është “Plumbi i Artë” një plumb kundër makinerisë elektorale të Ramës?

Shkruar nga Liberale
A është “Plumbi i Artë” një plumb kundër

Nga Red Varaku

“Radiografia” e realitetit kriminal shqiptar qe po shpaloset e akullt para syve tanë pas dëshmive të Nuredin Dumanit i tejkalon edhe nivelet kinematografike.

Lehtësia me të cilën kartelet kriminale operojnë në terrenin shqiptar tregon ekspertizën dhe fuqinë e jashtëzakonshme ku kanë arritur këto kartele .

Ajo gjithashtu zbulon kalbëzimin total të binasë që mban në këmbë shtetin shqiptar. Duket qartë që i ashtuquajturi shtet është kthyer në një narkoshtet të mirëfilltë, një tirani e krimit që i ka gjunjëzuar sërish qytetarët shqiptarë në kuptimin e nënshtrimit dhe pafuqisë së tyre për ta ndryshuar këtë realitet.

Këto kartele rezultojnë shumë të dhunshme dhe ndëshkojnë në mënyrë shembullore këdo që i del përballë apo që i del jashtë rreshtit në kuptimin e bindjes dhe nënshtrimit.

Kartele të ngjashme kontrollojnë në mënyrë kapilare të gjithë territorin shqiptar në çdo qytet dhe përmes dhunës dhe shantazhit garantojnë votat për “kryeshefin” e këtij narkoshteti, i cili më pas i shpërblen me tendera,me mbrojtje politike dhe garanci policore.

Sigurisht, që ky operacion do të konsiderohet i suksesshëm vetëm pas arrestimit dhe dënimit të kupolës së vërtetë të këtyre karteleve , por gjithsesi një arritje e tillë, pavarësisht defekteve dhe problematikave, tregon që vullneti nuk mungon dhe kësaj do t’i shkohet deri në fund.

Goditja në këto nivele dëshmon që jemi futur në një epokë të re ku nuk ka më të fortë në kuptimin e “bosëve” të paprekshëm që jemi mësuar të shohim deri tani.

Goditja e krahut ushtarak të kësaj qeverie ku protagonistë kryesorë janë SPAK dhe BKH dëshmon që eliminimi i tyre është pjesë thelbësore e një strategjie perëndimore për çmontimin e këtij narkoshteti, sepse rënia e tyre paralajmëron dhe rënien e shefave të tyre politikë.

Kjo sepse ndryshimi politik me votë është bërë praktikisht i pamundur për shkak të kontrollit kapilar që kjo “makineri elektorale” ka mbi jetën e qytetarëve.

Pamundësinë e përballjes politike me një “makineri” të tillë e pamë në zgjedhjet e vitit 2021 ku Elbasani dhe Tirana ishte qendra e operimit e këtyre karteleve kriminale, që ndikoi masivisht në zgjedhjet e vitit të shkuar kjo edhe sipas SHBA-ve.

Zhvillime të këtyre niveleve së bashku me zhvillime të tjera politike që kanë ndodhur deri tani dhe pritet të ndodhin në muajt në vijim janë prova të qarta të vullnetit të palëkundur perëndimor për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e narkoshtetit më kriminal të Europës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH