Editorial

A ekziston ende koncepti i garës në shoqërinë shqiptare?

Shkruar nga Liberale
A ekziston ende koncepti i garës në shoqërinë shqiptare?

Ervis Iljazaj

Një nga arsye se përse Shqipëria sot është e bllokuar  në shumë drejtime , është padyshim mungesa e garës, sidomos mungesa e garës politike, e cila është kushti thelbësor për një demokraci. Dhe 30 qershori, i cili  nuk ishte aspak konkurues,  nuk shënoi asnjë arrtije në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë. Përkundrazi e thelloi edhe më shumë krizën shqiptare.

Madje, mungesa e garës politike në kushte të barabarta dhe neutrale për të gjithë , është shkaku kryesor i mungesës së cfarëdo lloj gare tjetër, në ekonomi, në punësim, në arsim dhe në shoqërinë shqiptare në tërësi. Kjo është arsyeja bazë, se përse  pas 30 viteve të rënies së komunizmit, ende nuk kemi një zhvillim ekonomik e shoqëror të konsoliduar.

Me mungëse të garës politike, nuk duhet nënkuptuar vetëm shit-blerja e votave. Sigurisht, që shit-blerja e votave është  problem kryesor i demokracisë shqiptare. Por, cështja e konkurencës poltike  në kushte të barabarta është më e thellë se kaq.

Shoqëria shqiptare në tërësinë e saj nuk voton e lirë, me bindje dhe ndërgjegje individuale, me përjashtim të një pjesë të vogël të saj. Dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së lirisë dhe mirëqenëies ekonomike. Kur një person nuk është i pavarur ekonomikisht  dhe i lirë nga politika, vota e tij është gjithmonë e ndikuar nga interesi i ngushtë  personal, dhe jo nga vizioni që ka gjithsecili për një shoqëri të caktuar. Në Shqipëri, kjo përkthehet me një ndikim të fortë që ka politika në punësimin e njerzve, në ekonominë e tyre, si raport i drejtpërdrejt me të, dhe në jetën e tyre në përgjithësi.

Në këto kushte, gara demokratike shqiptare nuk ësht racionale, nuk është vizionare, por thjesht e bazuar në interesa të ditës. Kjo është shenja më e qartë se sa ndikim ka politika she shteti në jetët tona, duke kontrolluar pavarësinë dhe lirinë tonë të mendimit.

Mungesa e garës politike  të lirë, ka ndikuar edhe në mungesën e konkurencës në të gjithë sektorët  e ekonomisë të shoqërisë shqiptare. Punësimi nuk është meritokratik, ekonomia nuk është konkuruese, tenderat publik nuk janë aspak me garë. Përkundrazi, e gjithë jeta ekonomike , kulturore dhe shoqërore e shqiptarëve është totalisht e ndikuar nga mekanizma arbitrar të pushtetit dhe nga raporte klienteliste.

Mungesa e garës në kushte të lira dhe të barbarta, është padyshim semundja më e madhe e shoqërisë shqiptare gjatë tranzicionit të saj.

Gara demokratike dhe konkurenca në tërësi, zhvillon vizione, zhvillon ekonominë, bën një shoqëri më të drejtë, dhe padyshim është kushti thelbësor për cdo arritje në një shoqëri të caktuar.

Një nga elementët që vecon shoqëritë demokratike dhe të zhvilluara nga shoqëritë e tjera, është pikerisht aksesi në kushte të barbarta në procesin politik dhe demokratik. Pa garantuar këtë standart, asnjë standart tjetër nuk kemi për të arritur.

Gara politike në kushte të barbarta për të gjithë, është kushti thelbësor për zhvillimin e ekonomisë, për instalimin e drejtësisë, për funksionimin e institucioneve. Madje, gara demokratike është kusht bazë edhe për zhvillimin e sportit dhe të kulturës. Me një fjalë, është a-ja dhe zh-ja e cdo procesi pozitiv në  një shtet të caktuar.

Prandaj, për të dalë nga ky bllokim që ka kapluar Shqipërinë, nuk ka asnjë rrugë tjetër, përvecse zhvillimit të garës demokratike me cdo elementë të saj. Çdo gjë tjetër është një iluzion, është një mashtrim që na bëhët hapur dhe pa e kuptuar.

Nëse  zgjedhjet e ardhshme do të jenë jo të lira dhe të ndersheme, nëse sdo të kemi një garë të ëvrtetë politike dhe trasparente,  nëse rezultati do të jetë i kontestueshmë, kjo do të jetë katastrofike për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu gjë, duhet bërë cdo gjë për të garantuar një garë demorkatike në zgjedhjet e ardhshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH