Politikë

A e largoi bashkëpunimi i tij me Gazment Bardhin? Ja çfarë thotë Berisha për Ilir Metën

Shkruar nga Liberale
A e largoi bashkëpunimi i tij me Gazment Bardhin? Ja çfarë

Pas largimit të tij nga Presidenca dhe rikthimit në "partinë e reformuar", Partia e Lirisë, Ilir Meta nuk ka qenë aq aktiv me deklaratat publike, deri para disa ditësh ku ai doli në konferencë për shtyp, për të qartësuar qëndrimin e tij në lidhje me situatën e tensionuar Serbi- Kosovë.

Lidhur me aksionin opozitar dhe marrëdhënien me aletin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha, deklaratat kanë qenë më të vakëta, ndërsa nga ana tjetër shihet se kreu i rithemelimit po flirton me Gazment Bardhin,

Në një dalje për mediat, Berisha  u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë krisje pas deklaratave të Metës se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të, Berisha tha se ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.

“Asnjë krisje, ajo është ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha, ndërsa e përshëndeti live.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH