Editorial

A e ka Shqipëria luksin e punëve publike në këtë moment?

Shkruar nga Liberale
A e ka Shqipëria luksin e punëve publike në këtë

Ervis Iljazaj

Nuk ka diskutim që kriza më e madhe e kësaj pandemie do të jetë ajo e ekonomike. Që tani kanë filluar projeksionet e para  të dëmeve që do të vijnë në këtë drejtim si pasojë e mbylljes. Dhe shifrat janë alarmante kudo. Flitet për miliona vënde pune të humbura edhe në vëndet më të zhvilluara ekonomikisht, duke filluar që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për krizë likuiditeti,  ulje të kosnumit dhe bizense të falimentuara. Aq të mëdha janë këto pasoja ekonomikisht, sa që vërtetë po mendohet nga të gjitha qeveritë nësë dëmet do të ishin më të mëdha nga koronavirusi nësë do të ishim të hapur, apo janë më të mëdha tani që jemi mbyllur.

Në këtë llogari të tmershme midis ekonomisë dhe shëndetit, qeveritëk udo në botën demokratike dhe përtej kanë bërë një sforco të madhe ekonomike dhe paketa mbështetëse vetëm në drejtim të   biznesit dhe familjeve. Por, edhe këto paketa që kanë arritur deri në 20 përqind të GDP-së me sa duket nuk kanë mjaftuar  për të përballuar këtë krizë ekonomike. Në këtë kuptim, të gjitha këto vënde e panë që vashdimi i mbylljes së mëtejshme do të prishte të gjithë strukturën shoqërore dhe ekonomike të tyre, dhe si pasojë, dëmet qoftë edhe në jetë njërzish për shkak të varfërisë do të jenë shumë të mëdha. Prandaj edhe të gjitha kanë filluar strategjinë e hapjes edhe pse me rrezik për shëndetin e masave.

Në këtë krizë ekonomike, nuk ka dyshim që vëndet më të varfra e vuajnë më shumë atë se sa vëndet e tjera. Shqipëria është një nga këto vënde, dhe fatkeqësisht po vuan dhe do të vuajë pasoja të mëdha ekonomike.

Mirëpo, në të gjithë këtë situatë krize, bën cudi përshembull përurimi i disa punëve publike që po bëhen këto ditë. Nuk ka rëndësi nëse janë kontrata të mëparshme apo të tansihme, fakt është që po harxhohen para të taksapaguesve për punë publike të ndryshme në këtë situatë të thellë krize ekonomike në Shqipëri, që nëse vashdon kështu do të sjellë dhe një krizë sociale.

Nëse në vënde të tjera , në këtë moment, do të shihnin ndonjë kryeminsitër apo kryetar bashkie që përuronte punë publike, nuk ka diskutim që do ta merrnin për të cmëndur. Në një kohë kur diksutohet mbyllja e bizneseve, në një kohë kur diksutohet nëse familjet do të kenë pagesa për të siguruar ushqimin dhe shpenzimet e tjera bazike, në një kohë kur nuk dihet se sa do të vashdojë kjo sakrificë, të harxhosh para me punë publike që mund të presin dhe nuk janë urgjente në këto moment, duket një luks që asnjë qeveri nuk mund tja lejojë vetes.

Në rastin e Shqipërisë ka dy gjëra. Ose Shqipëria është një vënd i pasur dhe nuk është prekur nga kjo krizë, dhe vashdon punët publike sikur asgjë ska ndodhur, ose qeveritarët tanë e kanë bërë një zakon të tmershëm nga i cili nuk shpëtojnë dot idenë e shpenzimeve të parave publike sipas interesave të tyre personale dhe elektorale. Ndërkohë që ato para duhen përdorur në interes të biznesit, punëtorëve, konsumit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Shqipëria nuk mund ti  lejojë vetes në këtë moment të harxhojë para në rrugë, kopshte, shkolla apo ndërtime të tjera, kur po diskutohet nëse shumica e të punësuarve do ta mbajnë vëndin e punës apo jo, kur po diskutohet nësë shumë biznese do të mbijetojnë apo jo. Sigurisht që të gjitha këto punë publike janë të rëndësishme, dhe shumë mirë që bëhen, por kjo nuk është një kohë normale, është një kohë ku ka prioritete të tjera që kanë të bëjnë me mbijetesën.

Kështu që, është e udhës që ato pak para që ka buxheti shqiptar ti shpenzojë në ndihmë të biznesit, të punësimit dhe të ekonomisë, në mënyrë që në të ardhmen të ketë mundësi të mbledhë taksa dhe të bëjë punë publike. Nëse vashdohet kështu, me shumë mundësi qeveria shqiptare shumë shpejt nuk do ketë mundësi të mbeldhë asnjë të ardhur, dhe jo vetëm që sdo  të bëjë më asnjë punë publike, por do të përballet me cështje të urisë. Dhe ky nuk është aspak një ekzagjërim. Për këtë aryse duhet një moratorium i punëve publike për të paktën një vit, dhe cdo para të shkojë në drejtim të sipërmarrjes dhe punësimit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH