Aktualitet

A e ka bërë testin për koronavirusin? Ja si përgjigjet kryeministri

Shkruar nga Liberale
A e ka bërë testin për koronavirusin? Ja si përgjigjet

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nanos, por në një lidhje me skype.

Përveç së tjerash moderatori e pyeti kryeministrin nëse e ka kryer testin e koronavirusit, apo jo. Rama u shpreh se nuk e ka bërë testin dhe se mendon se ku nuk ka simptoma nuk duhet të testohet.

Pjesë nga intervista: 

Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju keni bërë ndonjë testim?

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.

Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen

Edi Rama: Shumica e kanë bërë… /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH