Aktualitet

A do ulet ora policore? Ja si përgjigjet Rakacolli

Shkruar nga Liberale
A do ulet ora policore? Ja si përgjigjet Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli në studion e “News24” për situatën me koronavirusin në vendin tonë, prej ku bëri dhe një apel për qytetarët, që të vaksinohen.

Rakacolli tha se nga virusi Covid-19 po infektohen dhe po humbin jetën edhe moshat e reja, ndaj sipas saj, të gjithë duhet të bëjnë vaksinën pa asnjë dyshim.

Pyetje: A do vaksinohen fëmijët, po doza e tretë kur do nisë?

Rakacolli: Për vaksinimin e moshave nën 18 vjeç dhe për dozat e treta do të marrim një vendim shumë shpejt.

Pyetje: A mund ta bëjmë vaksinën e gripit?

Rakacolli: Po, patjetër, madje rekomandohet mund të bëhet edhe në të njëjtën ditë me vaksinën e Covid-it. Vaksina e gripit do të fillojë tani.

Pyetje: A do të ulet ora policore?

Rakacolli: Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.

Pyetje: Nga kush target-grup do të nisë doza e tretë?

Rakacolli: Është vendim ekspertësh të vaksinimit, të atyre personave që merren vetëm me këtë punë në jetën e tyre. Do ta thonë ata, me fashat e moshës, me kohën kur do të bëhet.

Pyetje: Ka ardhur ndonjë mutacion tjetër?

Rakacolli: Nuk kemi të dhëna, është kryesisht varianti Delta që po infekton popullatën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH