Kryesore

A do t’i vendosë pandemia zgjedhjet?

               Publikuar në : 09:23 - 12/11/20 liberale

I gjithë debati qeveri-opozitë po mbahet prej ditësh  për koronavirusin. Me dimrin në prag, rritjen e numrit të të infektuarave, menaxhimi mjekësor dhe ekonomik i pandemisë do të mbizotërojnë fushatën elektorale  dhe do të vendosë jo pak për fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit  

I gjithë debati qeveri-opozitë po mbahet prej ditësh  për Koronavirusin. Me dimrin në prag, rritjen e numrit të të infektuarave me COVID-19, mënyra e menaxhimit mjekësor dhe ekonomik të pandemisë duket se do të mbizotërojnë fushatën elektorale  dhe do të vendosë jo pak për fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Prej dy javësh kreu i PD, pothuajse çdo ditë ka mbajtur konferenca për shtyp mbi menaxhimin e situatës shëndetësore të goditur nga coronavirusin, ndërsa ka akuzuar se qeveria dhe kryeministri kanë dështuar dhe gjendja është jashtë kontrollit. Kryeministri nga ana tjetër pas një ndërprerje disa mujore të daljeve publike për pandeminë, ka rinisur mbrojtjen e politikave qeverisëse, duke akuzuar krerët e opozitës se i kanë varur shpresat për zgjedhjet e prillit tek pandemia. Debati për pandeminë sigurisht që do të bëhet politik sepse ajo ka prekur dhe do të prekë pothuaj çdo aspekt të jetës që qytetarëve. Precedenti i fundit, ai i zgjedhjeve në SHBA e tregoi këtë, ku votuesit e kishin pandeminë si arsye të tretë për votën e tyre mes pesë arsyeve të mëdha. Por nëse e para ishte ekonomia, sigurisht që ajo ka lidhje me situatën e COVID në SHBA, pandemi e cila ndali rritjen e dy viteve të fundit që u pa atje.

 Replikat

Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj dje  me tone të ashpra akuzave të opozitës për një keqadministrim të situatës së pandemisë, duke deklaruar se shifrat e deritanishme janë brenda parashikimeve, dhe pjesë e një tendence të përgjithshme edhe në vendet e tjera. Nga dje  nisi zbatimi i masave kufizuese, dhe kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat për të evituar një mbyllje të madhe. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistrua një tjetër numër i lartë vdekjesh me 11 viktima, ndërsa u konfirmuan 507 raste të reja. I infektuar rezultoi edhe kryepeshkopi Janullatos

Paralelisht me përkeqësimin e situatës së përhapjes së Koronavirusit, edhe temperaturat politike e polemikat mbi këtë temë kanë ardhur duke u nxehur. Prej një kohe të gjatë qeveria dhe opozita shkëmbejnë replika të ashpra. Edhe dje  kryetari demokrat Lulzim Basha, në një takim me persona që kanë kaluar më parë sëmundjen, bëri përgjegjëse qeverinë, duke këmbëngulur në nevojën e rritjes së testimeve apo dhe rimbursimin e të sëmurëve që trajtohen në kushte shtëpie.

“Unë dhe askush tjetër nuk mund të bëjë përgjegjës qeverinë për pandeminë, por për përgjigjen ndaj pandemisë absolutisht ka qenë një keqmenaxhimin dhe një dështim total, që fillon me mungesën e testimeve dhe sot që flasim testimet janë më të ulëta në Europë, ndërkohë që numri i infeksioneve të raportuara po rritet nga dita në ditë dhe numri i infeksioneve të pa raportuara të jeni të sigurt sipas mjekëve me të cilët kam biseduar edhe mbrëmë, është 2-3 deri në 5 herë më i lartë se ajo që raportohet”, deklaroi Basha.

Edhe presidenti Ilir Meta akuzoi dje qeverinë se “nuk ka asnjë plan apo strategji për përballimin e situatës, por vetëm demagogji”

Në një konferencë të gjatë shtypi kryeministri Rama ju kundërpërgjigj me tone të ashpra akuzave, duke deklaruar se sipas tij, opozita po i mbështet përpjekjet për të ardhur në pushtet duke u bërë zëdhënëse e panikut dhe një pesimizmi të fabrikuar: “Në Shqipëri rritja e numrit të të infektuarve nuk është absolutisht jashtë parashikimit që kemi bërë, dhe jo parashikimit më pesimist. Dhe nuk është aspak një fenomen unikal, por përkundrazi është pjesë e trendit të përgjithshëm. Në Shqipëri, numri i jetëve të humbura nuk është aspak jashtë parashikimit dhe nuk është aspak në krye të listës së vendeve që po humbin jetë për numër popullsie. Në Shqipëri numri i shtretërve nuk është i ezauruar”.

Dje  në mbrëmje hyn në fuqi masat e reja shtrënguese, që parashikojnë kufizimin e lëvizjeve nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. Kryeministri pati një thirrje për qytetarët: “Do bëjmë çmos të mos kthehemi prapa në masat e rënda shtrënguese të valës së parë. Dhe bëjnë mirë të gjithë të respektojnë rregullat. Secili ta mendojë mirë që ka diçka në dorë e të mos thotë që jo po unë po e thyej se s’ka problem se nuk jam unë që do sjell mbylljen. Se një kështu e një ashtu e pastaj vijmë të mbyllja e madhe që do të ishte shumë e rëndë për ne”.

Shifrat e përhapjes së koronavirusit po rriten dita ditës. Mes të prekurve, dje u njoftua se ishte dhe Kryepeshkoi i Kishës Ortodoksve Janullatos, i cili mësohet të jetë nisur për trajtim në Athinë. Sipas një njoftimi zyrtar, ai ka patur simptoma të lehta.

Të dhënat e 24 orëve të fundit, konfirmuan tendencën e dy javëve të fundit, me të infektuar të shumtë e po ashtu një kuotë të lartë të vdekjeve, 11 viktima: një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Nga 2.284 testime, prej të cilave, 520 për arsye depistimi, janë 507 persona që kanë rezultuar pozitivë. Më shumë se gjysma, 295 raste, vetëm në Tiranë, vatra më e nxehtë e epidemisë. Ndërsa në të tre spitalet që trajtojnë të sëmurët ishin të shtruar 363 pacientë, nga të cilët 13 në terapi intensive dhe 5 të tjerë të intubuar.

COVID-19/ Panariti: Të ndryshojmë strategji

Rritja e rasteve të Covid-19 në Shqipëri ka shqetësuar qytetarët. Kjo panoramë ka detyruar  qeverinë të marrë masa kufizuese për aktivitetin e bizneseve dhe lëvizjen e qytetarëve në fashën e orarit nga ora 22:00-06:00 të mëngjesit.

Profesori i njohur dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti foli rreth situatës së pandemisë në Shqipëri me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania. Ai tha se situata mbetet e vështirë pasi çdo ditë shihet një rritje eksponenciale e të infektuarve. Duke iu referuar studimeve, z. Panariti tha se vaksinimi për gripin stinor ul  të paktën me 39 për qind  mundësinë e infektimit me Covid-19

“Kambanat kanë kohë që kanë rënë dhe bien për ata që kanë veshë. Duhet të rriteshin kapacitete trajtuese spitalore. Duhet të kemi minimumi 2000 shtretër. Situata është shumë e rëndë, sepse rritja e rasteve po rritet eksponecialisht nga dita në ditë. Ajo që mua më shqetëson është se patën në dorë disa masa, të cilat për fat të keq nuk i respektuan. Vaksinimi nga gripi për popullatën është më i rëndësishëm së kurrë. Ata që vaksinohen për gripin, studimet thonë se 39 % janë më pak të rrezikuar”, tha ai.

Profesori i njohur është i mendimit se Shqipëria duhet të ndryshojë strategjinë si dhe metodologjinë e trajtimit të pacientëve. Ai u shpreh se metodologjia duhet të orientohet tek protokolli i trajtimit në shtëpi.

“Unë mendoj se duhet të ndryshojmë strategji,. Duhet të ndryshojmë metodologjinë e trajtimit të pacientëve. Ne duhet të përqendrohemi tek protokolli i trajtimit në shtëpi, Në mënyrë që të mos përmbyten spitalet. Në Komunitetit që ne kemi ngritur ne nuk kemi një protokoll, se çfarë duhet të bëjmë në kushte shtëpie. Ne duhet të pengojmë, që të kemi agravim të sistemit aspirator. Intubimi është situatë shumë e rëndë, me një probabilitet shumë të vogël për të shpëtuar. Që në fillimin e simptomave të lehta, të cilat mund të fillojnë që në shtëpi. Shërbimi parësor që vjen, të mos vijë vetëm për tamponin, por edhe elementët e oksigjenimit. Duhet ndryshuar strategjia e trajtimit të pacientëve”, shtoi ai.

Ai sqaroi për publikun se mendimet e shprehura për vaksinimin dhe oksigjenimin e pacientëve janë këshilla, të cilat sugjerohen nga grupet studimore.

“Mendimet që ndave nuk janë opinionet e mira. Qoftë për rekomandimin për vaksinës, qoftë edhe për oksigjenimit, por janë opinione të grupeve studimore. Ne nuk kemi ende një protokoll stabël.”

Akuzat e opozitës/ Rama, qytetarëve: Duan t’ju mbushin me panik

Kryeministri i është drejtuar me një mesazh qytetarëve pas akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e pandemisë. Rama thotë se opozita do t’i fusë ankthin e të mbushë me panik qytetarët për spitalet në kolaps pasi vërtet shpresojnë të ndodhë diçka e tillë. Ai nga ana tjetër siguron se spitalet nuk janë në kolaps pasi shifrat në krahasim me Europën e vërtetojnë diçka të tillë.
Për Ramën do të jenë edhe disa muaj të vështirë, por ai premton se në fund shqiptarët do t’ia dalin dhe do të dalin edhe më të fortë. /Gazeta Liberale

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back