Kryesore

A do t’i japë llogari Kosova për marrëveshjen Kancelares Merkel?

               Publikuar në : 09:04 - 09/09/20 Ervis Iljazaj

Ervis Iljazaj

Pa i hyrë edhe njëher debatit se cfarë fitoi Kosova nga marëveshja që firmosi në Ëashington me Serbinë ( nëse mund të quhet e tillë), edhe për faktin se është koha ajo që do ta tregojë, një gjë është e sigurtë. Me këtë marrëveshje, të paktën në letër dhe nga efektet që do të japë ajo në rajon, në Balkanin Perëndimor u vendos edhe njëhër ndikimi i fortë amerikan.

Premtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës, është akt politik i cili ka një efekt domino në shumë cështje të gjeopolitikës. Jo më kot, u paraqit si një nga pikat më domethënëse. Po ashtu, largimi i Serbisë nga rrjeti 5g, ishte një ariije  e Amerikës për të shmangur ndikimin kinez në Ballkan. Me pak fjalë, Tramp arriti që nëpërmjet kësaj marrëveshje të largojë në të njëjtën kohë ndikimin kinez, turk apo të ndonjë fuqie tjetër në Ballkanin Perëndimor, për të vendosur edhe njëhër atë amerikan. Sepse nese nuk jemi të qartë se ajo marrëvveshje shkon përtej marëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë, atëherë, nuk kemi kuptuar asgjë. Kosova dhe Serbia, u gjenden në mes të loje më të madhe se sa marrëdhënia midis tyre.

Dhe për këtë fakt, shteti i Kosovës duhet të ndihet aspak ne faj . Qoftë edhe në mënyrë indirikte, nëse ka luajtur një rol për vendosjen e plotë të ndikimit amerikan në Ballakanin Perëndimor, ky është një lajm i mire.

Mirëpo, gjeopolitika është me shumë drejtime. Përshëmbull, si do të raportohet Kosova me Turqinë për vendosjen e ambasadës së saj në Jeruzalem? Mos të harrojmë se Turqia luan një rol thelbësor për vëndet arabe, dhe ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Aq e rëndësishme është kjo marrëdhenie sa vetë liderët e Kosovës nxituan me deklaratat e tyre të qetësonin Preseidentin e Turqisë Erdogan. Në këtë kuptim, Kosovën e pret një rrugë e vështirë diplomatike.

Megjithatë, as ky nuk është problemi më i madh i Kosovës. Problemi më i madh tashmë është marrëdhënia me Bashkimin Europian, kryesisht me Gjermaninë. E cila, për të gjitha këto cështje e mendon ndryshe nga Donald Tramp. Kosova  dhe Serbia kanë një takim të radhës me drejtuesit e Brukselit në  28 shtator, dhe sigurisht, mund të japin llogari për atë cka firmosën dhe vendosën në Ëashington.

Si të thuash, tashmë Kosova gjendet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Dy aleatët e saj tradicional. Që për fat të keq të saj, gjenden prej kohësh në konflikt për gjeopolitikën dhe shumë cështje të tjera. Edhe për Ballkanin Gjermania dhe ShBA e mendojnë totalisht të mënyrë të ndryshme. Disa vite më parë, Gjermania vendosi që të vendoste kontrollin e saj në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet procesit të Berlinit, që në thelb ishte pak a shumë mini shengeni i famshëm. Mirëpo, me ardhjen  e Tramp në krye të administratës amerikane, procesi i Berlinin u zhvendos në Ëashington. Gjë e cila , nuk do ti pëlqejë aspak  Kancelares Merkel

Duke qenë se Kosova është një vënd që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, apo kërkon me ngulm liberalizmin e vizave, cështjet e firmosua në Ëashington mund tja vështirsojnë këtë rrugë, duke patur parasysh lënien jashtë Gjermaninë në marrëveshjen me Serbinë.

Çdo projekt i Europës për rajonin i konceptuar dhe i hartuar më parë, po rrëzohen çdo ditë nga SHBA duke u bazuar në parime të tjera. Parime të cilat, kanë marrë formën e filozofisë trampiste për të qeverisur. Një filozofi që kërkon zgjidhje të shpejtë, të qartë,  dhe pa shumë komplikime.Dhe Kosova e detyruar ndoshta nga pozicioni i saj dhe raportet që ka me Amerikën po bëhet pjësë e kësaj filzofie të re që Europës nuk i pëlqen aspak. /Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back