Aktualitet

A do të ulen Rama dhe Basha në tavolinë? Çfarë thotë Berisha

               Publikuar në : 21:41 - 23/05/19 R Liberale

“Zgjedhje nuk mund të ketë pa largimin e Ramës”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin “Opinion” edhe ftesën për dialog të kryeministrit Rama dhe ofertën e grupimit gjerman të CDU/CSU që janë ofruar të bëhen ndërmjetës për krizën.

“Po të lexoni reagimin e deputetëve gjermanë, aty ekziston një kuadër për të folur për të gjitha. Nëse unë e kuptoj drejt atë që kanë deklaruar deputetët gjermanë unë e lexoj se aty mund të negociohet gjithçka. Aty ka një dimension të jashtëzakonshëm për trajtimin e të gjitha problemeve pa kushte.

A do ulet Basha në tavolinë me Ramën, kryeministër? Unë nuk e besoj. Opozita e do marrëveshjen dhe nuk e ka këtë luftë për pushtet. Opozita nuk thotë që Rama të ikë si kryetar i PS, nuk thotë as të shkrihet PS. Marrëveshje me Ramën? Po, por me Ramën si kryetar i PS, jo si kryeministër” – tha Berisha.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *