Aktualitet

A do të taksohet tregtia online? Merret vendimi qeverisë për mbrojtjen e konsumatorit, Ibrahimaj: Po bëjmë gjurmimet

Shkruar nga Liberale
A do të taksohet tregtia online? Merret vendimi qeverisë për

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për tregtinë online, e cila pësoi një rritje gjatë kohës së pandemisë. Në një dalje për mediat, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se ky vendim është marrë për mbrojtjen e konsumatorit për aq kohë sa qytetarët blejnë produkte online, brenda dhe jashtë vendit.

Ajo sqaroi se ato biznese që e kalojnë fashën prej 14 milionë lekësh, do të futen në skemën e pagimit të taksave. Ibrahimaj thotë se është ngritur një task forcë, e cila do të bëjë gjurmimin e bizneseve që tregtojnë online, por që nuk janë subjekt i tatim fitimit.

“Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë elektronike, me atë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një rritje të fluksit të kësaj kategorie dhe pas pandemisë duket se konsumatorët janë mësuar me këtë formë dhe kanë vijuar ta përdorin. Vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit me disa saktësime të elementëve që duhet të kenë kontratat e këtij lloj tregtimi me qëllim që konsumatori kur blen një produkt online të jetë i mbrojtur. Ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë. Nga dita që konsumatori merr mallin në shtëpi ka të drejtë 14 ditë që ta kthejë mbrapsht. Po ashtu ka një siguri më të lartë në shërbimet e pagesave”, -tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH