Showbiz

A do të rikthehet Fjoralba në ‘E Diell’? Moderatorja thyen heshtjen

Shkruar nga Liberale
A do të rikthehet Fjoralba në ‘E Diell’? Moderatorja thyen

Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjete sociale, ku pothuajse çdo javë bën biseda virtuale me ndjekësit. Këta të fundit e ndjejnë mungesën e moderatores në “E diell” dhe e kanë pyetur nëse do të rikthehet.

Fjoralba ka treguar se momentalisht ka angazhime të tjera në televizion. “Momentalisht jam shumë e plotësuar me projektet që kam në televizion, megjithatë ‘Kurrë mos thuaj kurrë’”, është përgjigjur ajo.

Kujtojmë se Fjoralba është rikthyer në ekran me emisionin “Më thuaj një dëshirë”, ndërsa së shpejti do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë”, si bashkëprezantuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH