Aktualitet

A do të paraqitet Sali Berisha në gjykatë? Flet avokati i tij: Nuk është pjesë e procesit

Shkruar nga Liberale
A do të paraqitet Sali Berisha në gjykatë? Flet avokati i

Genc Gjokutaj u paraqit sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe favorizim në procesin e privatizimit të ish- kompleksit Partizani. Gjokutaj tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

Gjokutaj u shpreh se në momentin që Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e procesit.

“Sot Berisha nuk ka seancë gjyqësore se vendimi nuk është ekzekutuar se është vendim i paligjshëm. Është proces i parregullt ligjor dhe në momentin që Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, nuk është pjesë e këtij procesi. Këtë ngërç ta zgjidhin ata që e krijuan, janë vendime të njëanshme”, tha avokati.

Më herët, gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha u pyet nëse do të shkojë në Gjykatë për t’u njohur me masën e vendosur ndaj tij.

"Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, për sa kohë rregullorja e Kuvendit, nuk e lejon, unë do t’i zbatoj. Kushtetuta ka përparësi ndaj ligjeve të tjera. I garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë të zbatojnë ligjin se do të kenë vlerësimin tim më të madh. Me urdhër të Ramës kanë sjellë në mënyrë të turpshme policët. Kjo është përpjekje për të na devijuar. Nuk më detyron mua kush të thyej ligjin dhe Kushtetutën", u shprehBberisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH