Aktualitet

A do të jetë sërish ministër? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Shkruar nga Liberale
A do të jetë sërish ministër? Ja si përgjigjet Blendi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, tregoi se prej shumë vitesh, kabineti qeveritar, i kalon pushimet në Shqipëri.

Ai rrëfeu se fëmijët e tij, preferojnë së tepërmi Adriatikun dhe Durrësin, por këtë sezon, Klosi shprehu dëshirën për të vizituar Bjeshkët në Kosovë.

Sakaq, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do të jetë sërish ministër, Klosi tha se ai ndodhet në atë pozicion falë votës së qytetarëve, ndërsa shtoi se në mandatin e tretë, objektivi është që të bëhen punë të mira.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH