Aktualitet

A do të bashkëpunoni me Berishën? Ambasadori austriak: Presim vendimin e gjykatës

Shkruar nga Liberale
A do të bashkëpunoni me Berishën? Ambasadori austriak: Presim

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar ka folur për mediat nga Korça, për disa nga çështjet aktuale të politikës.

I pyetur për situatën e opozitës dhe shpalljen 'non-grata' të Berishës, ambasadori tha se është politikë e brendshme dhe nuk e komenton.

“Unë si diplomat sa i përket politikës së brendshme duhet të shoh si do jetë vendimi i gjykatës. Për ne është e rëndësishme që kemi një opozitë të fortë, sepse është e rëndësishme për negociatat e anëtarësimit”, tha ai.

Sa i përket çështjes së anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai tha: “Shpresojmë të hapen negociatat shumë shpejt edhe me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”.

“Unë besoj se është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku me iniciativa shumë konkrete. Mund ta përsëris që shpresojmë që mund të vendoset për t’u hapur negociatat”, shtoi ambasadori austriak.

'Ballkanin e Hapur' ambasadori e quajti një iniciativë rajonale, shumë të rëndësishme që të gjitha objektivat e Europës të realizohen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH