Aktualitet

A do ta dekretojë paketën "anti-shpifje"? Ja si përgjigjet Meta

Shkruar nga Liberale
A do ta dekretojë paketën "anti-shpifje"? Ja si

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dekretimin ase jo të paketës "anti-shpifje" e cila u miratua në Kuvend ditën e mërkurë me 82 vota pro.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se do ta shohë me vëmendje këtë ligj si dhe aktet që u miratuan në Kuvend.

"Do ta shoh të gjithë të zbardhur paketën ‘Anti-shpifje’. Do të shohim aktet që u miratuan në Kuvend”, tha ai.

Kujtojmë që teksa miratohej ligji në Parlament, gazetarët protestonin jashtë duke e cilësuar ligjin si cënim të lirisë së shprehjes. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH