Aktualitet

A do mbyllen shkollat prej COVID? Ja si përgjigjet Rakacolli

Shkruar nga Liberale
A do mbyllen shkollat prej COVID? Ja si përgjigjet Rakacolli

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë e rimbylljes së shkollave pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid-19.

Rakacolli deklaroi se për momentin nuk po mendohet të merret një masë e tillë, por do të shihet se di do të ndryshojnë numrat në javët në vijim.

Pyetje: A jeni duke diskutuar në lidhje me një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar?

Rakacolli: Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të pandemisë. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve. Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin sot, por është një gjë që ne e ndjekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH