Aktualitet

A do kthehet karantina? Ja si përgjigjet ministrja Manastirliu

Shkruar nga Liberale
A do kthehet karantina? Ja si përgjigjet ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend tha se edhe pse shifrat e të prekurve me koronavirus janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa

“Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri karantinë, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën. Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetëshpëtuese do të rrisin kapacitetet e reanimacioneve në spitalet tona”, tha Manastiruliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH