Aktualitet

A do ketë mbyllje? Ekspertja: Po shohim mundësinë e mbylljes…

               Publikuar në : 09:52 - 02/11/20 liberale

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami tha në “Wake Up” në Top Channel se për momentin nuk është diskutuar për karantinim.

Sipas saj, vlerësohen 3 indikatorë para se të merren vendime të rëndësishme.

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit, vendimi u mor vetëm në lidhje me mësimin online. Po diskutohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e Bllokut.

Komiteti teknik i ekspertëve, për të marrë vendim analizon tre indikatorë të rëndësishëm. Indikatorin e hospitalizimit, numrin e shtrimeve të rënda dhe pozitivitetin.

Po ta shikoni, si rezultat i shtimit të shtrimeve në spitale para pak ditësh u hap struktura e re Covid.3 dhe në dinamikë do të shihen edhe indikatorët e tjerë.

Komiteti nuk po sheh akoma vendimin për një karantimin gjeografik apo për një karantimin kombëtar. Duket si një opsion më i largët. Po shihen masa me lehta për momentin.

Mund të shihet kufizimi i orareve, puna nga shtëpia dhe më pas do të shihet mundësia e karantinimit”, sqaroi ajo. /Gazeta Liberale

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back