Globi

A do futet LVV në zgjedhjet në Shqipëri? Ja çfarë thotë Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
A do futet LVV në zgjedhjet në Shqipëri? Ja çfarë

A do të përfshihet Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet elektorale në Shqipëri?

I pyetur për këtë gjë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka thënë për DW se dega e VV në Shqipëri ka autonominë e saj.

Sipas tij, qëllimi i VV në Tiranë është që të 'ndërgjegjësojë dhe organizojë sa më shumë popullin'.

Aktivistët tanë në Tiranë kanë qendrën e tyre, që ka emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, por kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve dhe të vendimeve. Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart. Është e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike. Vetëvendosja në Tiranë ka për qëllim që të ndërgjegjësojë dhe organizojë sa më shumë popullin atje për aktivitete në frymën e lëvizjes, por jo duke marrë direktiva nga Prishtina”, ka thënë ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH