Aktualitet

992 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
992 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit në

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 5480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 992 qytetarë.

Aktualisht janë 12,744 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 katër qytetarë: një qytetare nga Lezha 60 vjeçe, një qytetare nga Vlora 67 vjeçe, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç .

Po ashtu, janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 992

Të shëruar në 24 orë 843

Të shtruar në spitale 194

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5,480

Testime totale 1,131,553

Raste pozitive 159,423

Raste të shëruara 144,122

Raste Aktive 12,744

Humbje jete 2,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,446

Shkodër 1,429

Durrës 1,114

Fier 1077

Vlorë 799

Lezhë 685

Elbasan 639

Berat 510

Korçë 302

Kukës 280

Gjirokastër 254

Dibër 209

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH