Kryesore

97 viktima nga shembja e pallatit në Miami

               Publikuar në : 12:42 - 24/07/21 liberale

Një muaj pas shembjes, mbyllen zyrtarisht kërkimi i trupave nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Florida. Ekipet e shpëtimit konfirmojnë se 97 persona kanë mbetur të vdekur dhe 1 tjetër është shpallur i humbur.

Sipas autoriteteve askush nuk është nxjerrë i gjallë që nga momenti i shembjes së ndërtesës. Ekipet kanë arritur të zhvendosin mbi 13 tonë mbetje pas katastrofës së ndodhur, ku prej rreth një muaji kanë vazhduar kërkimet intensive me disa shkëputje për shkak të stuhisë tropikale Elsa.

Zona e shembjes së ndërtesës është pastruar plotësisht, ndërsa hetimet ende nuk janë mbyllur për shkakun e ngjarjes.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back