Aktualitet

90-vjeçari vetëplagoset me armë në bodrumin e banesës

Shkruar nga Liberale
90-vjeçari vetëplagoset me armë në bodrumin e banesës

Një 90-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Bujan të Tropojës.

Sipas njoftimit të policisë, pas mjekimit në spitalin e Tropojës, i moshuari është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Gjakovës.

Informacioni i Policisë

Sot, paradite në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi A.M., rreth 90 vjeç.

Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH