Globi

9 të vdekur në Korenë e Jugut nga vaksina e gripit

Shkruar nga Liberale
9 të vdekur në Korenë e Jugut nga vaksina e gripit

Nëntë persona në Korenë e Jugut dyshohet se kanë vdekur nga marrja e vaksinës së gripit stinor.

Kjo ka rritur frikën e qytetarëve për vaksinën sezonale apo komplikimeve që mund të shkaktoje si pasojë e ekspozimit ndaj virusit Covid-19.

Vaksinimi i miliona qytetarëve në Korenë e Jugut është ndërprerë pas zbulimit se gati 5 milionë doza, janë ekspozuar në temperaturë dhome, ndërkohë që po dërgoheshin në spital.

Megjithatë, autoritetet koreane po vazhdojnë të hetojnë shkaqet e vdekjeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH