Aktualitet

880 vende vakante në administratën shtetërorë

Shkruar nga Liberale
880 vende vakante në administratën shtetërorë

Plot 880 punonjës janë planifikuar për tu rekrutuar si pjesë e administratës shtetërore gjatë vitit 2020.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar planin vjetor për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

880 vendet vakante të planifikuara për rekrutim janë të ndara sipas 4 kategorive:

  1. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
  2. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
  3. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

V E N D I M

PËR

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2020 NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
  2. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
  3. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
  4. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

  1. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

  1. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH