Aktualitet

849 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid në Shqipëri

               Publikuar në : 17:42 - 18/09/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 849 qytetarë.

Aktualisht janë 12,772 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 849
Të shëruar në 24 orë 982
Të shtruar në spitale 216
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,769
Testime totale 1,147,151
Raste pozitive 162,173
Raste të shëruara 146,827
Raste Aktive 12,772
Humbje jete 2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,469
Shkodër 1,323
Fier 1,174
Durrës 1,152
Vlorë 796
Lezhë 646
Elbasan 645
Berat 513
Korçë 303
Kukës 287
Gjirokastër 260
Dibër 204

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back