Aktualitet

8 të infektuar, izolohen 29 mësues në shkollën “Emin Duraku”

Shkruar nga Liberale
8 të infektuar, izolohen 29 mësues në shkollën “Emin

Vazhdojnë infektimet në shkollat e Tiranës. Mësohet se 5 mësuese dhe 3 punonjëse në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” kanë rezultuar pozitive për Covid-19.

Sipas abcnews.al, 29 mësues të tjerë janë vetëkarantinuar, ndërsa sot u është marrë tamponi dhe pritet rezultati i tyre.

Ata janë zëvendësuar me mësues të tjerë për të vijuar procesin mësimor.

Në datën 5 tetor, ka rezultuar pozitive sanitarja e shkollës dhe mësuesja e anglishtes, më pas kanë shfaqur simptoma të koronavirusit edhe mësues të tjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH