Aktualitet

8 pallate të pabanueshme në Krujë

Shkruar nga Liberale
8 pallate të pabanueshme në Krujë

Tashmë në këto pallate kanë mbetur vetëm muret e shkatërruara dhe pak pajisje që banorët nuk kanë mundur t’i marrin. Familjet e pallateve që tashmë janë vlerësuar të pabanueshme janë strehuar tek të afërmit, apo dhe në hotel nga Bashkia.

Dëmi ekonomik për ta është i madh, por paralel është trauma e shkaktuar. Në terren prej ditësh në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti kanë dalë edhe disa grupe të UNDP, të cilët po bëjnë vlerësim të gjendjes sociale-ekonomike.

Deri më tani, nga këta grupe janë kontaktuar mbi 1500 familje, të dhënat e të cilave do të shërbejnë për të adresuar më mirë nevojat emergjente dhe ndihmat nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe për Konferencën e Donatorëve./Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH