Aktualitet

8 krahina me kokainë, goditet grupi që drejtohej nga shqiptarët

Shkruar nga Liberale
8 krahina me kokainë, goditet grupi që drejtohej nga shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut dhe shitjes së kokainës. Pas dy muajsh hetime, kanë rënë në pranga 7 persona dhe janë sekuestruar 11 kg kokainë, 1 kg marihuanë dhe rreth 50 mijë euro para të gatshme.

Në krye të strukturës gjendeshin dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 25 vjeç, të dy të pa dënuar më parë me banim në Fiesole (Fi), nga ku kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit të ngarkesave të drogës që lëviznin drejt Italisë veriore në Toscana.

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në provincën e Brescia, Bergamo, Ferrara, Venecia, Bolzano, Monza Brianza, Alessandria dhe Varese. Gjithashtu, ata përdorën makina të modifikuara posaçërisht për të fshehur drogën që importohej në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

Shqiptarët përdornin një korrier italian me banim në provincën e Pistoia, të cilit iu besua detyra të shkonte jashtë vendit për të mbledhur ngarkesat e kokainës si dhe me shpërndarjen e përditshme në provincat italiane.

Për të kryer udhëtimet, korrieri përdori dy makina, të pajisura me funde të dyfishta, të cilat i lejuan ata të fshehin drogën dhe të heqin qafe çdo kontroll policie.

Por, fundjavën e kaluar, karabinierët në bazë të hetimeve, ndaluan korrierin që po kthehej në Firence.

Nën sediljen e pasme të “Nissan Qashqai” të tij policia zbuloi një ndarje artifakte (e cila mund të hapej vetëm me një buton që fshihej nën tapetin e pjesës së sipërme të makinës) në të cilën ishin vendosur dhjetë pako kokainë që peshonin 10 kilogramë. Në makinë ndodhej edhe gruaja e 51-vjeçarit, e cila e kishte shoqëruar gjatë udhëtimit.

Në pranga përfundoi më i madhi nga dy vëllezërit shqiptarë, pasi me një makinë të dytë ai po kthehej në Toskana me dy bashkëpunëtorët.

Pas konfiskimit të rëndësishëm, Karabinierët e Breno dhe Clusone mbyllën rrethin mbi anëtarët e tjerë të organizatës duke sekuestruar edhe materialet përkatëse. Kokaina e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 800 mijë euro./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH