Aktualitet

8 humbje jete dhe 659 raste të reja nga Covid në Shqipëri

               Publikuar në : 18:42 - 20/10/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 659 qytetarë.

Në të gjithë vendin janë 6397 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934
Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste Aktive 6397
Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back