Globi

8 gra mes 39 viktimave në kamion/ Shoferi pa pirgun e kufomave kur...

Shkruar nga Liberale
8 gra mes 39 viktimave në kamion/ Shoferi pa pirgun e kufomave kur...

Policia britanike zbuloi se 39 emigrantët, 8 prej të cilëve gra, të gjetur të pajetë brenda një kamioni ishin shtetas kinezë. Ata kishin udhëtuar për orë të tëra në frogorifer, me temperaturë -25 gradë Celcius.

Shoferi i kamionit, 26-vjeçari Mo Robinso nuk kishte kuptuar asgjë çfarë po ndodhte brenda kamionit. "Vetëm kur ka hapur pjesën prapa për të marrë dokumentet, ai është gjendur përballë një pirgu kufomash", tha një mik i ngushtë i të riut.

Emigrantët janë udhëtuar 5,000 milje nga Kina deri në Mbretërinë e Bashkuar dhe siç thuhet, kanë ngrirë ngadalë, duke vuajtur një vdekje në kushte ‘absolutisht të tmerrshme’.

Policia po heton nëse viktimat po trafikoheshin nga bandat kriminale që vepronin në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët më pas i shesin këta njerëz si skllevër për të punuar në restorante, sallone bukurie apo edhe në shtëpi publike./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1096678,1096679,1096680,1096681"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH