Globi

780  personalitete, letër amerikanëve për të mbështetur Biden

Shkruar nga Liberale
780  personalitete, letër amerikanëve për të

Fushata presidenciale amerikane ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe kur shumë pak ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, 780 figura të njohura amerikane kanë bërë thirrje për të mbështetur kandidatin, Joe Biden. Mes tyre, bie në sy dhe emri i ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu.

Përmes një letre të hapur për qytetarët amerikanë, figurat e njohura prezantohen si njerëz që i kanë kushtuar karrierën dhe në shumë raste kanë rrezikuar edhe jetën për Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi ish-nëpunës publikë që kemi përkushtuar karrierën tonë dhe në shumë raste kemi rrezikuar jetën tonë, për Shtetet e Bashkuara. Ne jemi gjeneralë, admiralë, oficerë të lartë, ambasadorë dhe udhëheqës të lartë civilë të sigurisë kombëtare. Ne jemi republikanë, demokratë dhe të pavarur. Ne e duam vendin tonë. Fatkeqësisht, ne gjithashtu kemi frikë për të. Pandemia COVID-19 ka provuar se Amerika ka nevojë për udhëheqje parimore, të mençur dhe të përgjegjshme. Ne mbështesim Joe Biden për të qenë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai është udhëheqësi që i duhet kombit tonë.

​Ne besojmë se Joe Biden është, mbi të gjitha, një njeri i mirë me një ndjenjë të fortë të së drejtës dhe të gabuarës. Ai udhëhiqet nga parimet që e kanë bërë Amerikën të madhe prej kohësh

Joe Biden ka karakterin, parimet, mençurinë dhe udhëheqjen e nevojshme për të drejtuar një botë në zjarr. Kjo është arsyeja pse Joe Biden duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara; pse ne e mbështesim fuqimisht zgjedhjen e tij; dhe pse i nxisim bashkëqytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH