Aktualitet

75-vjetori i çlirimit të Tiranës, socialistët e përdorin për akuza

Shkruar nga Liberale
75-vjetori i çlirimit të Tiranës, socialistët e

Ditën e sotme shënohet 75 vjetori i Çlirimit të Tiranës. Më herët kreu i PD-së Lulzimm Basha ka mbajtur homazhe përpara sheshit te Instituti i të Përndjekurve Politikë.

Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit dhe ku ka vendosur kurora me lule.

Pas tij, mesditën e kësaj të diele, homazhe kanë zhvilluar edhe socialistët, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë përvjetor për të hedhur akuza politike ndaj opozitës.

Zv/kryeministri Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit dhe ka hedhur akuza ndaj opozitë, sulmoi Partinë Demokratike dhe opozitën, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit.

 “Po e përsërisin veten prapë ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me nazizmin, i shpallën luftë SHBA-së, Britanisë, Francës në një akt turpi në mbështetje të fashizmit. Po e përsërisin veten prapë sot, që gjejnë kurajon që për interesa të ngushta dhe për pushtet ti shpallin luftë SHBA-se, Britanisë, Francës dhe të gjithë Perëndimit se duan pak pushtet.  Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin edhe sot pushteti i bën bashkë kundër Perëndimit”. Tha Braçe.

Akuzat nuk munguan edhe nga kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj i cili foli për sabotues.

“Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë”, tha Veliaj./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1103864,1103863,1103865"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH