Aktualitet

71 të infektuar në Shkodër, Voltana Ademi gjen fajtorin për situatën

Shkruar nga Liberale
71 të infektuar në Shkodër, Voltana Ademi gjen fajtorin për

Kryebashkiakja e Shkodrës në një intervistë për “ABC News” ka folur për shpërthimin e COVID-19 në këtë qytet.

Një nga shqetësimet që ngriti Voltana Ademi ishte pamundësia për të testuar numrin e të prekurve, pasi sipas saj nuk duhet të testoheshin vetëm personat me shenja të rënduara të COVID-19 dhe kjo duhej bërë që në fillimet e shfaqjes së pandemisë.

"Në Shkodër që nga 26 shkurt dhe deri më sot janë rreth 322 testime, por apelimi ishte që kshin kalaur dy jave dhe kishim vetëm 14 testime. Testimet e para në Shkodër janë bërë me 26 shkurt. Para tre ditësh kemi filluar ti karantinojmë të gjithë ata që futen në Shqipëri. Problematika në Shkodër është selektive, fatkeqësisht kemi raste në spitalin e Shkodrës. Masat nuk janë aq respektive sa ato reklamohen.

Në Shkodër kemi raste shumë të rënda të cënimit të shëndetit, vetëm në tre ditët e fundit ka një rritje të testimeve. Janë bërë 17 teste në ditë dhe kanë dalë 12 pozitivë, pra me rritjen e numrit të testeve verifikohen rastet e reja.

Nëse del një rast duhet ta shumëzojmë minimalisht me 10 apo 15 të tjerë. Me shpalljen e fatkeqësisë natyrore dhe shpalljen e emergjencës civile automatikisht qeverisjen e merr në dorë Pushteti Qendror dhe askush tjetër nuk ka tagër që të marrë vendimarrje, por ka detyrën t’i respektojë. Masa e propozuar në Shkodër është masë ekstra”, tha Ademi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH