Aktualitet

71.6 vite në total, si i ndanë vitet e burgut 13 të arrestuarit te “Kepi i Vozajve”

Shkruar nga Liberale
71.6 vite në total, si i ndanë vitet e burgut 13 të arrestuarit

Në janar të vitit 2022, Policia zhvilloi operacionin e arrestimeve “Kepi i Vozajve” , vendi ku kultivohej lënda narkotike, pas informatave në Dibër, ku ranë në pranga personat e mëposhtëm dhe u provuan disa raste kultivimi.

Gëzim Koleci, kryetar i fshatit Lam i Madh në Dibër dhe i cilësuar nga Policia si organizator i veprimtarisë kriminale, bashkë me persona të tjerë kanë kultivuar lëndë narkotike përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021. Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar është mbyllur pasditen e sotme me vendimin final:

Gëzim Koleci 7 vite – Vuan 4.8 me ulje të 1/3

Vilson Koleci 5.6 vite – Vuan 3.8 nga gjykimi shkurtuar

Mehmet Koleci 6 vite – Vuan 4 vite burgim nga ulja me 1/3

Idajet Koleci 6 vite – Vuan 4 vite me ulje të 1/3

Gestjan Koleci 6 vite – Vuan  4 vite burgim nga ulja me 1/3

Albert Koleci 6 vite – Vuan 4 nga zbritja e 1/3

Lezan Riza Koleci 5 vite – Vuan 3.4 nga zbritja e 1/3

Lezan Dyle Koleci 5 vite – Vuan 5 vite me kusht (për shkak të moshës)

Agim Koleci 5 vite – Vuan 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

Afrim Haspepa 5 vite – Vuan 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

Besmir Koleci 5 vite – Vuan 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

Rasim Xheçuka 5 vite – Vuan 5 vite kusht (për shkak të moshës)

Gazmir Xheçuka 5 vite – Vuan 2 vite burg

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH