Sociale

"70 të ftuar për t'i festuar ditëlindjen", habit juristja, tregon shifrat që shpenzon për qenin e saj: 35 mijë lekë i kushton krehja

Shkruar nga Liberale
"70 të ftuar për t'i festuar ditëlindjen", habit

Përkundrejt atyre njerëzve që i urrjenë kafshët, ka disa të tjerë që iu përkushtohen dhe i rrisin me të njëjtin përkushtim siç do të bënin me fëmijët. Një rast i tillë është edhe ai i juristes Eglantina Troplini, e cila ka treguar në “Good Morning Albanians” gjithë kujdesin që tregon për qenushen e saj Edi.

Troplini tha se që në momentin që ajo e ka marrë Edin, është bërë mami i saj dhe nuk mund të qëndrojë dot pa të. E pyetur se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo i ka bërë qenushes së saj juristja tha se ka qenë festa e ditëlindjes së saj e cila ishte një festë sikurse bëhet për fëmijët dhe kishte plot 70 të ftuar.

“Dhurata më e shtrenjtë, nëse do quhet e shtrenjtë, është pikërisht 4 vjetori i saj ku ka pasur 70 të ftuar dhe kuptohet që shpenzimi ishte i konsiderueshëm e madje edhe atë e kam kthyer në një mjet donacioni ku dhuratat e të ftuarve kaluan për kafshët e rrugës.

Unë ftova një vullnetare aso kohe dhe gjithë dhuratat për Edin, i kaluan zonjës e cila merrej me kafshët e rrugës. Ky ka qenë shpenzimi më i madh, i organizova një ditëlindje që u mundova ta bëjë sa më argëtuese, sikurse festohet për fëmijët”, tha Eglantina Troplini.

Po ashtu ajo ka folur edhe për kujdesin që tregon për Edin, duke treguar se harxhon 150-200 mijë lekë në muaj për të.

“Krehja e Ebit kushton 35 mijë lekë të vjetra. Ebi e kalon 150 deri 200 mijë lekë në muaj. Ebi nuk është shembulli klasik. Do fillosh që me ushqimin estetik, për të vazhduar më pas me trajtimet estetike, me anti-parazitare. Kam 5 vjet që nuk hip në avion vetëm për qetësinë e Ebit. Ebi stresohet kur hip në avion”- tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH