Aktualitet

7 viktima dhe 451 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
7 viktima dhe 451 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 451 qytetarë.

Aktualisht janë 12,700 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 451

Të shëruar në 24 orë 533

Të shtruar në spitale 242

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721

Raste pozitive 163,404

Raste të shëruara 148,117

Raste Aktive 12,700

Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410

Shkodër 1351

Fier 1197

Durrës 1185

Vlorë 742

Lezhë 599

Elbasan 627

Berat 500

Kukës 307

Korçë 306

Gjirokastër 259

Dibër 217

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH