Aktualitet

7 mësues me Covid në Korçë, pezullohet mësimi

               Publikuar në : 21:19 - 27/10/20 liberale

Shtohen rastet e të infektuarëve në mesin e personelit të sistemit arsimor. Sipas Abc News, 7 mësues të Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë.

Mësohet se disa mësuesve të tjerë të kësaj shkolle, iu është marrë tamponi, dhe deri në rezultatin e tyre ata do të qëndrojnë të vetëizoluar.

Një prej të infektuarve është edhe drejtori i kësaj shkolle, ndërsa është njoftuar se nesër nuk do të zhvillohet mësim, pasi gjithë godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit.

Gjate 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11 raste pozitive me Covid-19 në Korçë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back