Aktualitet

7 humbje jete dhe 194 raste të reja me Covid

Shkruar nga Liberale
7 humbje jete dhe 194 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë.

Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 194

Të shëruar në 24 orë 190

Të shtruar në spitale 172

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 2587

Testime totale 1,352,267

Raste pozitive 193,269

Raste të shëruara 181,839

Raste Aktive 8,433

Humbje jete 2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4449

Fier 853

Gjirokastër 494

Durrës 472

Shkodër 438

Vlorë 404

Berat 404

Elbasan 353

Korçë 237

Lezhë 180

Dibër 77

Kukës 72

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH