Aktualitet

7 204 mjete nuk do të paguajnë taksën vjetore

Shkruar nga Liberale
7 204 mjete nuk do të paguajnë taksën vjetore

Mjetet e transportit si autobus (mbi 8+1), taksi ose mjete të tjera transporti për brenda qytetit, për jashtë qytetit, për turizëm, ose për jashtë vendit nuk do të paguajnë taksën vjetore.

Kryeministri Rama në facebook njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do të mbulojë pagesën e tarifës vendore të këtyre mjeteve, nga fondi i vet.

Gjithashtu, ata që e kanë paguar taksën do të kompesohen. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda muajit maj 2020. Nga ky vendim do të përfitojnë 7,204 mjete.

Postimi i plotë

Ministria e infrastrukturës dhe energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga dpshtrr për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve?

Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

?nga kjo paketë solidare e dpshtrr-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:

?autobus (mbi 8+1),

?transport qytetës,

?transport rrethqytetës,

?transport ndërqytetës,

?shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),

?ndërkombëtar të rregullt,

?transport për personele,

?transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!

?ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

? institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!?

ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH