Aktualitet

68-vjeçari mbytet në Vlorë, dyshohet se pësoi infarkt

               Publikuar në : 12:01 - 03/08/20 liberale

Një 68-vjeçar nga Korça ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”.

“Shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back