Aktualitet

67-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, shoqërohet djali në polici

Shkruar nga Liberale
67-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, shoqërohet

Një 67-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Viktima jetonte vetëm me djalin e saj në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë.

Policia bën me dije se trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertimin mjeko-ligjor, ndërsa shton se nuk janë konstatuar shenje dhune në trupin e 67-vjeçares.

Sakaq djali i saj është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH