Aktualitet

67-vjeçari gjendet i pajetë te Bulevardi i Ri në Tiranë, dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale
67-vjeçari gjendet i pajetë te Bulevardi i Ri në Tiranë,

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete te Bulevardi i Ri, në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet Dh. S., u gjet i vdekur pranë biçikletës së tij, në fund të Bulevardit të Ri.

Nga kqyrja parprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH