Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur përfundon tuneli i Llogarasë

Shkruar nga Liberale
Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur përfundon tuneli i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë gjatë inspektimeve të punimeve në tunelin e Murizit.

Rama tha se punimet po ecin me shpëjtësi edhe në tunelin e Llogarasë.

Ai parashikoi se tuneli i Llogarasë do të përfundojë në qershor të vitit 2024.

“Tuneli i Llogarasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogara, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2m në ditë Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, bën të ditur kreu i qeverisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH