Politikë

"Të ruhet 24 orë me policë", Berisha reagon për kërkesën e SPAK-ut: Edhe dy batalione të më vënë tek pallati nuk...

Shkruar nga Liberale
"Të ruhet 24 orë me policë", Berisha reagon për

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi një urdhër të Ramës, kërkesën e SPAK për masën e "arrestit shtëpiak" me mbikëqyrje policore. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se qëndrimet sipas tij janë antikushtetuese.

Gjatë fjalë së tij ish-kryeministri theksoi se "jo një por dy batalione të vërë Rama te pallati, asgjë nuk më bën përshtypje."

"Është kërkesa e Edi Ramës. Mos ngatërroni gjërat. Ky është një proces i mirëfilltë politik. Është kërkesa e Ramës. Në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Berisha do ta kthente atë si kalbësirë. S’ka ccudi, ky është ansambël i kontrolluar nga Rama, i cili mendon se do të zgjasë në këtë mënyrë pushtetin e tij, por do të ndodhë e kundërta.

Ju garantoj se PD nuk do ta ndalojë asgjë në mosbindjen e saj civile dhe vendosmërish për të përmbysur këtë regjim që ka zëvendësuar ligjet me kodin e mafies. Gjithçka shihni ju zhvillohet një betejë mes ligjit dhe antiligjit. Çdo gjë zhvillohet si një film. Unë nuk kam pasur ndonjë dyshim në botëkuptimin amoralitetin, e Edi Ramës në një farë mënyre po i demonstroj çdo shqiptari se çfarë fytyre ka ai.

Ai nuk e gjetur në befasi opozitën. Ajo është e sigurt në fitoren e saj. Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal dhe për të bërë për Shqipërinë një opozitë të vërtetë. Sikur dhe dy batalione të vërë të pallati, s’kam asnjë impresion (qesh). Edvin je i pashpresë. Çfarë do lloj akti të marrësh, s’do të më pengosh që të largojë dy nga pushteti.”, theksoi Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH