Globi

E RËNDË/ Zjarri që përfshiu bujtinën iu merr jetën 5 personave, mes tyre një i mitur

Shkruar nga Liberale
E RËNDË/ Zjarri që përfshiu bujtinën iu merr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bukuresht në festën e Krishtlindjes. Të paktën pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të një zjarri në një bujtinë, rreth 100 kilometra në veri të Bukureshtit.

Foracat zjarrfikëse bënë të mundur identifikimin e vetëm një të mitur që humbi jetën nga zjarri.

“Operacioni për shuarjen e zjarrit u pengua nga fakti se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën, në një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metra katrorë”, thanë ekipet e shpëtimit.

Autoritetet në Rumani kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit. Bujtina nuk kishte një “çertifikatë të mbrojtjes nga zjarri” pas disa parregullsive që u gjetën gjatë një auditimi në vitin 2019 nga autoritetet përkatëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH