Aktualitet

EMRAT-FOTO/ Mes 4 viktimave edhe një çift i ri shqiptarësh, në aksidentin tragjik

Shkruar nga Liberale

Nga ngjarja tragjike teksa dy automjete janë përplasur kokë më kokë, gjë që ka rezultuar fatale në humbjen e 4 jetëve, tre prej të cilëve shqiptarë, vijojnë hetimet.

Ndërkohë mediat lokale në Malin e Z publikuan fotot e të rinjve që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Malin e Zi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Barane në afërsi të Plavës dhe tre nga viktimat janë shqiptarë, kurse një malazes.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç.

Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH