Aktualitet

Zjarri dogji pallatin në Lushnjë, kryebashkiakja tregon planin për strehimin e banorëve: Do t'i kompensojmë pas ekspertizës

Shkruar nga Liberale
Zjarri dogji pallatin në Lushnjë, kryebashkiakja tregon planin

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, njoftoi sot se Bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme në qendër të qytetit.

Ajo bëri me dije se pasi të mbarojë ekspertiza, Bashkia do të bëjë kompensimin sipas ligjit.

"Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

Teksa u pyet nga gazetarët për gjendjen e banorëve që u dërguan në spital, u shpreh se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Sefa.

Ndërsa ende nuk dihet numri i bizneseve të prekura, Sefa tha se Drejtori e Tatimeve po nxjerr informacionin e nevojshëm për të gjithë bizneset.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH